Konkurset, ja si llogariten pikët për punësimet në administratën shtetërore
Pëlqej
Departamenti i Administratës Publike publikon udhëzimin për zhvillimin e konkurseve dhe mënyrën e përllogaritjes së pikëve për kandidatëve që do të konkurojnë për pozicionet e lira në administratën publike.


“Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive” nis me shpalljen e procedurës së pranimit të specialistëve në faqen e internetit të DAP-it si dhe të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, 60 ditë para ditës së planifkuar për konkurim.


Afati për dorëzimin e dokumentave të përcaktuara është 30 ditë kalendarikë që nga momenti i shpalljes në portal. Shpallja do të përfshijë edhe kategorinë e pagës.
Dokumentet do të dërgohen pranë DAP-it vetëm nëpërmjet internetit, duke nisur me regjistrimin online në faqen zyrtare të DAP-it ku gjenden edhe udhëzimet përkatëse.
Sipas dokumentacionit të paraqitur, DAP kryen verifikimin paraprak të kandidatëve.

Komiteti i Përhershëm i Pranimit

Një komitet i përhershëm pranimi krjohet nga DAP që të vlerësojë kandidatët dhe të realizojë testimin e tyre me shkrim dhe me gojë si dhe të dorëzojë listën e kandidatëve duke nisur nga ai që ka marrë më shumë pikë.DAP-i ka rekomanduar që anëtarët e këtij komiteti të diskutojnë në lidhje me pikët para se të japin rezultatin përfundimtar.
Vlerësimi i kandidatëve përcaktohet në pikën III/4.
1/.Vlerësimi i kandidatëve përfshin: a) Vlerësimin e CV së kandidatëve që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të eksperienës e të trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore; b) vlerësimin me shkrim; c) intervistën e strukturuar me gojë.

2/ Raporti i procesit të vlerësimit hartohet me shkrim.
3. Kohëzgjatja e vlerësimit me shkrim nuk duhet të zgjasë më shumë se 2 orë.
4. Intervista e strukturuar me gojë mund të organizohet për një ose disa ditë në bazë të numrit të kandidatëve.
5. Intervista e strukturuar me gojë fillon të zhvillohet menjëhërë pas përfundimit të korrigjimit të vlerësimin me shkrim dhe shpalljes së listës së kandidatëve që janë seleksinuar për të vazhduar intervistën e struktuar me gojë, jo më vonë se 48 orë.
6. Në këtë intervistë do marrin pjesë kandidatët që kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim të paktën 40 pikë.
7. Data dhe ora e intervistës me gojë njoftohet në faqet e internetit të DAP-it
9. Komiteti i Përhershëm bën renditjen e kandidatëve sipas pikëve të marra në secilën fazë të vlerësimit dhe ato në total në përfundim të vlerësimit.


Në fund të procedurës së vlerësimit kandidati nuk konsiderohet fitues nëse ka marrë më pak se sa 70 pikë.
III/Vlerësimi i CV-së, përgatitja dhe vlerësimi i intervistës me gojë
1.Pikët totale për vlerësimin e jetëshkrimit janë 15 dhe ndahen si vijon:
a) deri në 5 pikë për vlerësimin e arsimit të lidhur me pozicionin:
1 pikë për plotësimin e kërkesave;
2 pikë për tejkalim të lehtë të kërkesave – arsimim shtesë (pa mbaruar);
3 pikë për tejkalim të kërkesave -arsimim shtesë (e mbaruar) ose diplomë shtesë;
5 pikë për tejkalim domethënës të kërkesave – gradë arsimore shtesë (e mbaruar) ose diplomë shtesë në fushën që është veçanërisht e rëndësishme për institucionin.
b) deri në 5 pikë për eksperiencën e lidhur me pozicionin:
1 pikë për plotësimin e kërkesave;
2 pikë për tejkalim të lehtë të kërkesave – deri në 1 vit eksperiencë shtesë në fushën e kërkuar ose eksperiencë shtesë në një fushë tjetër të lidhur më pozicionin, por që nuk është kërkuar;
3 pikë për tejkalim të kërkesave – nga 1-3 vite eksperiencë shtesë në fushën e kërkuar, ose
eksperiencë shtesë në një fushë tjetër të lidhur më pozicionin, por që nuk është kërkuar;
5 pikë për tejkalim domethënës të kërkesave – më shumë se 3 vjet eksperiencë shtesë në fushën e kërkuar, ose eksperiencë shtesë në një fushë tjetër të lidhur më pozicionin, por që nuk është kërkuar.
c) deri në 3 pikë për trajnimin e lidhur me fushën:
1 pikë për plotësimin e kërkesave;
2 pikë për tejkalim të kërkesave – 1-3 trajnime shtesë;
3 pikë për tejkalim domethënës të kërkesave – më shumë se 3 trajnime shtesë.
ç) deri në 2 pikë për vlerësimin më të fundit pozitiv:
1 pikë për vlerësimin në nivelin “mirë”;
2 pikë për vlerësimin në nivelin “shumë mirë”.
2. Pikët për çdo element (arsimimin, eksperiencën, trajnimin dhe vlerësimin më të fundit
pozitiv) mblidhen. Pikët në total mblidhen dhe pjesëtohen me 5, duke i rrumbullakosur deri në një presje dhjetore.
3. Modeli i vlerësimit të dokumenteve të kandidatit për KPP-në është në Aneksin nr. 4.
4. Përgatitja për intervistën e strukturuar me gojë është e njëjtë siç është përcaktuar për
lëvizjen paralele (Seksioni II/2).
5. Kandidatët njoftohen se intervista e strukturuar me gojë do të regjistrohet me zë.
Deklarata e pranimit ose e mospranimit për të regjistruar intervistën e strukturuar me gojë duhet të nënshkruhet nga kandidatët. Kjo deklaratë duhet të përfshijë detyrimin nga ana e KPP për të ruajtur fshehtësinë e të dhënave të kandidatit. Nëse kandidati refuzon të nënshkruajë deklaratën, atëherë intervista me gojë nuk regjistrohet.
6. Secili prej anëtarëve të KPP vlerëson çdo pyetje me pikë.
7. Çdo pikë e vlerësimit të pyetjeve të intervistës me gojë shpjegohet në tabelën e mëposhtme:
tabela
Vleresimi i intervistes me goje
III/
8 Vlerësimi përfundimtar
1. Pikët e grumbulluar nga vlerësimi i jetëshkrimit, vlerësimi me shkrim dhe intervista e
strukturuar me gojë për secilin kandidat mblidhen.
2. Në përfundim KPP bën renditja e kandidatëve duke filluar nga ai me më shumë pikë.
3. Lista e kandidatëve të renditur si më sipër, një raport për rekrutimin dhe gjithë
dokumentacioni i dorëzohen Departamentit të Administratës Publike.
4. DAP-i administron listën e fituesve.
5. DAP i propozon listën e vendeve të punës të grupit të pozicioneve për të cilin është
organizuar rekrutimi, kandidatit më të mirë, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e
renditjes. Pasi kandidati zgjedh ose refuzon të zgjedhë një pozicion, lista i propozohet
kandidatit të radhës. Kjo procedurë përsëritet deri sa të plotësohen të gjitha pozicionet.
6. Çdo kandidat duhet të marrë vendim brenda 3 ditësh, nga momenti që atij /asaj i është
paraqitur lista e pozicioneve. Nëse kandidati nuk merr asnjë vendim brenda 3 ditëve, atëherë quhet se ai/ajo e ka refuzuar propozimin/propozimet.
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori