Ministrja e
Mbrojtjes, znj. Mimi
Kodheli po merr pjesë në Ministerialin e
Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel. Në këtë ministerial do të diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimet në NATO si: ristrukturimi dhe reduktimi, financat, pritjet e Aleancës nga Samiti i NATO-s që do të zhvillohet në Wells, Angli, më 4-5 shtator 2014; ndërtimi i kapaciteteve të
Mbrojtjes; Sfidat me të cilat përballet Aleanca në Afganistan etj.
Gjatë ditës së sotme,
ministrja e
Mbrojtjes, znj.Mimi
Kodheli, pati një takim me znj. Francesca
Tardioli, zëvendësasistente e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO. Gjatë bisedës
ministrja Kodheli e njohu znj.
Tardioli me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si dhe u ndal veçanërisht tek reformat që janë të nevojshme të ndërmerren në fushën e
mbrojtjes. Duke folur për emergjencat civile apo katastrofat natyrore, znj.
Kodheli kërkoi mbështetje për përballimin e tyre.
Nga ana e saj, znj.
Tardioli kërkoi një vlerësim paraprak për nevojat që ka Shqipëria dhe garantoi ndihmë nga NATO. Në këtë kuadër,
ministrja Kodheli i bëri me dije znj.
Tardioli angazhimin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.
Një tjetër çështje në të cilën u ndalën bashkëbisedueset ishte edhe situata politike në Itali. Znj.
Tardioli tha se qeveria e re italiane ka një program ambicioz, si reforma elektorale, institucionale apo shmangia e burokracive. Në këtë pikë ajo vlerësoi fort rolin e Presidentit Italian z.George Napoletano në zgjidhjen e krizës.
Ministeriali i
Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel i mbyll punimet më 27 shkurt 2014.
Shtuar më 26/02/2014,
ora 16:15