Në regjistrin e ankesave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2013 janë regjistruar 636
ankesa. Një fakt i tillë bëhet me dije nga vetë institucioni i KLD, i cili thekson se bashkëpunimi me qytetarët konsiderohet si një ndër elementët e kryesorë të domosdoshëm për kontrollin e sistemit gjyqësor. Nder kerkesat e depozituara KLD ben me dije se:
-Për 12 nga këto
ankesa, është konstatuar shkelje dhe materialet e kontrollit i janë dërguar Ministrit të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor, si i vetmi organi i cili mund të iniciojë procedimin disiplinor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në total, duke përfshirë edhe ankesat e vitit 2012, KLD ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë 20 kërkesa procedime për 14 gjyqtarë.
-Për 67 gjyqtarë të shkallës së parë dhe të apelit, pas konstatimit të parregullsive të ndryshme të kryera, i është tërhequr vëmendja me shkrim. Nga të cilat 19
raste janë bërë bazuar në ankesat e ardhura në vitin 2011, 15
raste janë bërë bazuar në ankesat e ardhura në vitin 2012, dhe, siç thamë më lart, 33
raste janë për ankesat e ardhura gjatë vitit 2013.
325
ankesa janë arkivuar, pasi nga vlerësimi paraprak është konstatuar se janë të pabazuara për arsye se: – objekti i tyre, pretendimi i ngritur në ankesë, është jashtë kompetencës dhe veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë (
ankesa ndaj institucioneve jo gjyqësore) – janë
ankesa të cilat duhet të ndiqen nga qytetari në rrugë ankimore në gjykatën kompetente gjë për të cilën Këshilli (
inspektorati) nuk mund të ndërhyjë.
-Për 56
raste janë evidentuar shkelje shumë të lehta, të cilat nuk përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor. Për këto
raste është vendosur që të mbahen parasysh gjatë vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve.
-Për 23
raste pas verifikimit është konstatuar se nuk ka shkelje nga ana e gjyqtarëve.
-65
raste janë aktualisht ende në proces verifikimi nga
Inspektorati i KLD në gjykata të ndryshme.
-122
ankesa janë në proces vlerësimi paraprak nga inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të shqyrtimit
inspektorati mund të vendosë:
- kthim përgjigje për qytetarët,
- arkivimin e ankesës pasi nuk ekzistojnë elementë të mjaftueshëm për të filluar një kontroll
- verifikimin e rastit
-Për vitin 2013 Këshilli i ka referuar për kompetencë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, 5 praktika që konsistojnë në
raste të denoncuara nga publiku dhe për të cilat
inspektorati i KLD nuk ka kompetencë ligjore t’i hetojë.
Shtuar më 31/10/2013,
ora 17:16