KE pret konsensus nga Parlamenti i ri
Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim të Bashkimi Europian, Shtefan Fyle shprehet se Komisioni Europian beson se Parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike do të vazhdojë të fokusohet te përpjekjet mbi këtë objektiv të rëndësishëm. Në një prononcim për "News 24" Stano deklaroi se Integrimi Europian është një qëllim i përbashkët i shumicës së qytetarëve shqiptare.



Komisioni Europian pret që Parlamenti i ri do të punojë në shpirtin e konsensusit dhe kompromisit dhe do të sigurojë që dialogu do të mbizotërojë mbi konfrontimet. Bashkëpunimi konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës do të jetë jetik për tu perballur me sfidat në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimi Europian” u shpreh Stano. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori