Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Kapen "gjahtarët" e arit shqiptar, në pranga dy shtetas grek
Pëlqej
Dy shtetas grekë janë vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi në automjetin e tyre janë gjetur armë dhe aparaturë elektronike, që shërben për identifikimin e metaleve të çmuara në thellësi.

Kaq ka mjaftuar që të hidhen dyshime mbi misionin e vërtetë të shtetasve grekë, në jug të vendit. Nga ana e policisë, arma dhe aparatura janë sekuestuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për hetime të mëtejshme.

Këta dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Tre Urave në Përmet. Policia e Gjirokastrës, gjatë një kontrolli rutinë në mjetin tip ‘Citroen’ me targa greke KOZ6800, në të cilin udhëtonin shtetasit Stavros Varnitzionis dhe Kristo Krisafiadhis, sekuestruan një pushkë, së bashku me 45 saçme për armë gjahu.

Të njëjtat burime shtojnë se arma ishte fshehur në sediljen e pasme. Dyshohet se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po zhvillonin ekspeditë, për zbulimin e sasive të floririt në jug të vendit.

Blutë e Gjirokastrës kanë thirrur për ndihmë ekspertë, për të zbuluar nëse mund të ketë sasi floriri të fshehura në mjet./albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori