Kap bashkëshorten duke e tradhëtuar, kërcënon me 100 milionë lekë 65 vjeçarin
Pëlqej
Historitë rozë në vendin tonë çdo ditë e shumë kanë marrë nje rrjedhë dramatike, e ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për ti dhënë fund kërcënimeve nga njëra palë. Teksa ditë më parë u raportua për kërcënimet e gardianes dhe të dashurit të saj, tashmë policia ka njoftuar edhe për një tjetër histori të ngjashme.

Një histori dashurie, e cila më pas është kthyer në një mankth për një person, të cilit i janë marrë një shumë e konsiderueshme në sajë të kërcënimeve. Një burrë dhe një grua i kanë ngritur një kurth një biznesmeni nga zona e Zall Herrit, duke i kërkuar 100 milionë lekë. Elinela dhe Niko Smaqi kanë arritur t’i marrin viktimës së tyre 87 milionë lekë, ndërsa tashmë janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Pre e këtij kurthi ka rënë një 65-vjeçar me inicialet B.SH., i cili kishte pasur një histori rozë me bashkëshorten e Smaqit, i dënuar me burg për një histori pak a shumë të ngjashme. Në prill të këtij viti, Smaqi la qelinë me leje të posaçme dhe nisi të kërcënonte të moshuarin se do i bënte publike historinë e dashurisë. “Nëse nuk do më japësh paratë, këtë çështje do e zgjidhë kanuni”, raportohet t’i ketë thënë Smaqi. Ndodhur në këto kushte, i moshuari ka vendosur që të bëjë denoncimin, ndërsa uniformat blu kanë prangosur çiftin gjobëvënës. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori