INSTAT: Rezultatet përfundimtare për Censusin në tetor
Instat
Instituti i Statistikave bëri të ditur ka përfunduar procesi i skanimit të të dhënave të mbledhura për "Censusin 2011">2011", ndërsa në maj do të nisë edhe përpunimi i tabelave, rezultatet e të cilave do të publikohen në mënyrë elektronike nga EUROSTAT.

"Tabelat dhe indikatorët final nga censusi 2011">2011 do të prodhohen elektronikisht nga EUROSTAT, sipas standardeve të vendosura prej tij. Këto rezultate japin të dhëna të sakta dhe të hollësishme mbi të gjithë elementët e matura në "Censusin 2011">2011", deklaroi zëdhënësja e "Censusit 2011">2011", Vjollca Simoni.

Sipas Simonit, të dhënat përfundimtare pritet të publikohen vetëm në tetor të këtij viti. "Kjo është koha normale që kërkohet për përpunimin e të dhënave të Censusit nga të gjitha vendet që kryen Censusin tradicional nga anketues derë më derë", tha Simoni /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2012, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori