Idrizi: Shtetësi për çamët artodoks, arvanitasit dhe presidentin, Karolos Papulias
PDIU ka shprehur mbështetje të plotë për nismën e kryeministrit, Sali Berisha për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptarëvë kudo që janë pa kushte.
Kreu i kësaj partie Shpëtim
Idrizi ka theksuar se qeveria
shqiptare nuk ka bere ende asgje per çeshtjen çame,
Idrizi tha se në hartën e shqiptarëve që do të marrin nënshtetësinë të përfshihen edhe edhe Çamët ortodokse qe jetojne ne Greqi si edhe Arvanitasit.
‘Tu
japim pasaporten te gjithe
shqiptareve ne Greqi te cilet deri sot kane qene te shtypur e pamundur te deklarohen si
shqiptare. Tu
japim kurajo çameve ortodokse dhe arvanitase qe ta deklarojne veten si
shqiptare”- është shprehur
Idrizi gjatë një leksioni të hapur në një universitet privat. Sipas Idrizit, pasaporta
shqiptare i duhet dhënë edhe Presidentit grek, Karolos
Papulias, i cili eshte çam ortodoks./albeu.com/
Shtuar më 07/12/2012,
ora 17:18