Ia vranë të dashurin me plumb në kokë, e dashura romune: Vdiq, sdo ta shoh më kurrë… (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali ku një shqiptar në përpjekje për t’ja mbathur policisë u qëllua me plumb në kokë nga policia italiane duke humbur jetën.

Familjarët e viktimës, të riut Klodian Hysa i cili u vra pasi dyshohej se lëvizte me makinë të vjedhur gjenden të shkatërruar nga ngjarja.

Mediat italiane mes familjarëve kanë fokusuar të dashurën e tij rumune, një vajzë brune dhe mjaft simpatike që shpresonte jashtë dyerve të spitalit për një mrekulli. “Klodjani vdiq, nuk do ta shoh më kurrë”,- i thoshte ajo në telefon të ëmës.

Mediat italiane thonë se e reja rumune që jetonte në Itali prej kohësh kishte rreth 4 vjet që jetonte me shqiptarin.

Ndërsa babai i tij, që dukej pak më i qetë në pamje të parë ka thënë se do ta kujtojnë të birin si para 13 vitesh kur erdhi në Itali. “E mbaj mend siç ishte atje në vendin tonë, një djalë i mirë që i ndihmonte të gjithë”,- ka thënë ai për mediat italiane.

Ndërsa njëri nga xhaxhallarët e tij, ka ngritur duart nga qielli pasi morën lajmin e kobshëm duke thënë: “Tani është atje lart”

Mjekët i shkëputën aparaturat të riut pasi truri i tij nuk punonte më. Familjarët e morën vesh lajmin e hidhur në orën 09:00 të ditës së djeshme./albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori