Një 30 vjeçar ka terrorizuar gruan dhe familjen e saj me armë, pasi ajo ishte larguar nga shtëpia. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak të riut, por falë policisë është shmangur një tragjedi.
Policia e Burrelit ka mundur të shmange një
ngjarje të rëndë, duke vënë në
pranga një 30-vjeçar nga Puka, i cili ka ushtruar terror mbi familjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht të Komunës Lis të rrethit të Matit.
I riu me inicialet F.M., nga qyteti i Fushë-Arrëzit në rrethin e Pukës, dje ka udhëtuar me makinën e tij tip "Benz" për në banesën e prindërve të gruas së tij, në Zenisht të Matit.
30-vjeçari i armatosur ka terrorizuar me armë gruan dhe familjarët e kësaj të fundit. Sipas policisë, ky akt është ndërmarë pas largimit të bashkëshortes së tij, në shtëpinë e prindërve. I indinjuar nga ikja e së shoqes, 30-vjeçari ka kërkuar shpjegime, ndërsa ka kërcënuar me armë.
Policia tashmë ka vënë në
pranga agresorin, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj
ngjarje. Materialet ndaj tij, i janë përcjellë prokurorisë për veprat penale "Vrasje të mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje". /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014,
ora 09:33