Një 29-vjeçare është arrestuar nga policia e Krujës pasi ka vrarë foshnjën e saj 3-muajshe dhe e ka
varrosur në oborrin e banesës së prindërve. Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të së mërkurës.
“Më datë 03.09.2014, ora 23.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases
Eriona S., 29 vjece, banuese në rrethin Krujë, sepse rreth orës 01.00, në Borizanë, ka lindur një fëmijë të seksit mashkull, të cilin e ka mbytur e
varrosur në kopshtin e banesës së saj.” thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
Mësohet se 29- vjeçarja e identifikuar si
Eriona S ishte e pamartuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014,
ora 11:53