Hetimi i 21 janarit, Burgaj pezullohet nga posti i Drejtorit të Akademisë së Policisë
Pëlqej
Hysni Burgaj është pezulluar nga drejtimi i Akademisë së Policisë, një vendim i marrë një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, por është mbajtur i fshehur. Pezullimi është bërë për shkak të hetimeve ndaj tij për ngjarjen e 21 janarit 2011, në kohën kur Burgaj ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Në vend të Burgajt, në postin e Drejtorit të Akademisë së Policisë është vendosur Bilbil Mema, i cili deri dje mbante postin si drejtor i Studimeve Strategjike në Policinë e Shtetit.

Në datën 18 korrik, u bë me dije se Policia e Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj dhe ish numrin dy të policisë, Agron Kuliçaj.

Mbi dy ish drejtuesit e lartë të policisë është ngritur akuza e "shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim", pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama në 21 janar, për arrestimin e ish-drejtuesve të Gardës së Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori