Berisha i realizon ëndrrën demokratit të flaktë në Kukës: Le të vdes tani!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur “foltoren” në Kukës ku i ka realizuar një kuksiani ëndrrën e tij më të madhe.

Gjatë “Foltores” së ish-kryeministrit në Kukës, qytetari u ngrit në këmbë, shkoi pranë Berishës dhe kërkoi të bëntë nje foto me të. Pas shkrepjes së fotos, demokrati tha se tashmë mund të vdiste i qetë, pasi e kishte realizuar ëndrrën.

“Përshëndetje Doktor Berisha, falenderimet më të përzemërta. Qendra ime ka qenë gjithmonë blu, qendër e vogël me fuqi të madhe. Jam kryetar i seksionit, i deleguar në Kuvend.

Te trau i Kukësit kur kam përmendur emrin tënd më kanë arrestuar, por votën në shtëpinë time s’kanë arritur kurrë ta marrin.

Më ka arrestuar i biri i Kristaq Ramës. 14 anëtarë të familjes time janë pro Partisë Demokratike, pro Berishës. Kam edhe një fjalë, edhe me vdek ta bëj një foto me ty. Edhe po vdiqa, dua të kem një foto me ty,”- tha ai.

 


Shtuar 12.10.2021 20:38