Fullani dhe Golemi apelojnë sot vendimin në Apel
Pëlqej
Avokatët mbrojtës, të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani dhe Inpektores së Përgjithshme Elivar Golemi do të apelojnë sot vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila la në fuqi vendimin e dhënë në mungesë të masës së sigurisë “arrest me burg” për dy të pandehurit.

Avokati i Fullanit Maksa Haxhia dhe ai i kryeinspektores Golemi kanë kundërshtuar masën e sigurisë ndaj klienetëve të tyre.

“Arresti me burg nga Fullanit ishte një masë ekstreme, që zbatohet në kushte ekstreme dhe jo ndaj një personaliteti me adresë të përcaktuar qartë dhe që nuk përbën rrezikshmëri shoqërore. Për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikohet një dënim deri në 7 vjet burg, por gjithsesi, vendimi i sotshëm do të ankimohet nesër në Gjykatën e Apelit.Akuzat e Prokurorisë nuk qendrojnë, pasi në qoftë se do të zbatohej përgjegjësia penale për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, çdo personalitet ose çdo funksionar shteti, do të ishte i rrezikuar të futej; aty janë ngatërruar shkeljet administrative me veprimet dhe mosveprimet që sjellin pasoja të karakterit penal” deklaroi dje pas seancës gjyqësore avokati Maks Haxhia. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori