Fshihet video adrenalina e Argita Malltezit në Turqi, Dasara mburret me pushimet luksoze
Pëlqej
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndërsa familja e ish-kryeministrit Sali Berisha, të mos shijonte pushime luksoze. Këto pushime duket se janë gdhendur për pak kohë në një video, e cila pasi u publikua në Facebook është fshirë.

Argita Malltezi po shijon pushimet në Turqi, ndërsa mjaft e lumtur ajo shfaqej në videon që kishte postuar Dasara në rrjetin social, që tashmë nuk ekziston më.

Të enjten, nëpërmjet një videoje të postuarFacebook, ajo tregoi veten, nënën e saj, që janë bërë gati për të fluturuar. Kjo pasi Argita nuk shkon me këmbë në plazh, por me teleferikë.

Nga hoteli për të zbritur në breg të detit i është vendosur një rrëshqitëse, e cila mundëson që familja jo vetëm të përjetojë një adrenalinë, por edhe ta shohë nga lart gjithë resortin ku është akomoduar. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori