Për kurim në Gjermani, Meta: Shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë ish presidentit

Presidenti Ilir Meta përcjell mesazhin e tij për gjendjen shëndetësore të paraardhësit të tij Bujar Nishani me anë të një postimi në Facebook.

Duke ndarë një fotografi të të dyve në dyert e Presidencës, Meta i uron atij shërim të shpejtë.

“I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme”, shkruan Meta.

Ish-Presidenti Nishani u nis drejt Gjermanisë pas kërkesës së djalit të tij për ta pasur pranë në këtë periudhë të vështirë të tij.

Nishani ka qëndruar 48 orë te Sanatoriumi si i sëmurë post-Covid, pasi kishte prekje në dy pulmonet e tij./albeu.com