Vdes 52 vjeçari me COVID-19 në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se sot ka vdekur një pacient me koronavirus, 52 vjeç nga komuna e Istogut.

“I njejti ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive (NjIQMS) me datë 23.06.202, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëve të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.


Shtuar 25.06.2020 15:43