Shqipëria po regjistron ritëm
pozitiv të rritjes ekonomike gjatë këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014-të, rritja ekonomike është nxitur nga një ecuri më e mirë e kërkesës së brendshme
private.
Konsumi dhe investimet
private vlerësohet të jenë rritur, duke reflektuar përmirësimin e besimit të individëve dhe të bizneseve, kushtet më të mira të financimit në tregjet financiare dhe forcimin e bilanceve në ekonomi. Politika fiskale ka pasur tipare konsoliduese gjatë vitit 2014. Megjithatë, të dhënat e dy muajve të fundit tregojnë se intensiteti i konsolidimit
fiskal dhe ndikimi frenues direkt që jep në rritjen e kërkesës agregate po zbuten. Zhvillimet e pritura në treguesit buxhetorë për pjesën e mbetur të vitit pritet të përkthehen në një stimul
pozitiv fiskal. Muajt korrik dhe gusht u karakterizuan nga një nivel më i lartë i
shpenzimeve buxhetore, duke e sjellë në territor
pozitiv ndryshimin vjetor të
shpenzimeve. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2014,
ora 12:54