Edhe në mediat
greke është pasqyruar
nisja e hetimeve nga ana e Prokurorisë, lidhur me marrëveshjen e paktit detar me Greqinë. Ndërkaq, është gazeta e njohur
greke “
Ekathimerini”, e cila shkruan se me këtë akt, marrëdheniet mes dy vendeve tendosen
akoma më shumë.
Në një shkrim të publikuar dje, “
Ekathimerini” shkruan se shpresat për një zonë ekonomike ekskluzive në detin Jon kanë pësuar një tjetër goditje, pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria shqiptare.
Burime diplomatike në Athinë thanë për gazetën “
Ekathimerini” se
nisja e një hetimi të tillë, ishte një hap i madh prapa duke tendosur
akoma më shumë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Gazeta
greke citon edhe fjalën e ministrit shqiptar Ditmir Bushati në Athinë, i cili ka thënë se: “Ne kemi vullnetin për të parë drejt së ardhmes dhe për të diskutuar çështjen në bazë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të interesit të përbashkët”. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014,
ora 10:16