E vret për muzikën e lartë, prokuroria dërgon për gjykim autorin
Pëlqej
Tashmë Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet, ndërsa ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Maren Tufa, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, të shtetasit Elton Pojani.

Shkak për ngjarjen e rëndë në 9 mars 2014 në zonën e Bllokut në Tiranë, ka qenë një zënkë për motive të dobëta.

Pak ditë para ngjarjes, autori i dyshuar dhe viktima, i cili ishte pronar i një lokali në Bllok, kanë debatuar ashpër për faktin se lokali kishte muzikë të lartë. Ky debat verbal ka vijuar edhe në ditën e ngjarjes, e cila ka përfunduar me vdekjen e shtetasit Elton Pojani. Pas kësaj ngjarje të rëndë, autori është dorëzuar vetë në Komisariatin e Policisë nr. 2 Tiranë, ku ka pranuar krimin. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori