Rama ndan lajmin: Divjaka me hidrovor të ri, do të garantojë kullimin e 1400 ha toke bujqësore (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Divjaka do të ketë një hidrovor të ri, i cili do të garantojë kullimin e 1400 ha toke bujqësore.

Rama ka ndarë edhe pamjet nga hidrovori i ri. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se hidrovori është i pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit.

“MIRËMËNGJES

dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 09:05