Në sajë të një operacioni të zhvilluar sot, struktura të specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Degën e Doganës në Durrës, kanë goditur kontrabandën e rrobave “
firmato”, të
markave të ndryshme.
Mësohet se gjatë kontrollit janë sekuestruar plot 2500
fustane të
markave të ndryshme, me mbishkrimin “Made in Italy”, të cilat kishin një vlerë rreth 66 mijë
euro.
Sa i takon kësaj çështje, tashmë hetuesit doganorë kanë marrë në pyetje drejtuesin e mjetit, ku dhe po vijojnë procedurat për penalizimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014,
ora 12:06