U asfiksua në zjarrin që ndezi vetë, djeg shtëpinë e ndërron jetë i moshuari

Një i moshuar ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë. Policia bën me dije ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujkë të Bashkisë Mat.

79 vjeçari Haziz Kuka, banues në qytetin e Burrelit, kishte ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij, por flakët u përhapën në shkurre dhe në një banesë.

Në përpjekje për të shuar flakët, burri u asfiksua dhe ndërroi jetë.


Shtuar 9.08.2020 17:56