Dhunonte dy vajzat prej 2 vjetësh, pranga babit shqiptar
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar, nën akuzën se ka mbajtur në shtëpi me forcë dy vajzat e tij adoleshente, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre.

Ai është 43-vjeçar dhe banues në Velestino të Volosit, një qytezë e vogël greke. Mësohet se dy vajzat janë të moshave 17 dhe 15 vjeçe.
Pas denoncimit që është bërë për shtetasin shqiptar, organet greke e kanë arrestuar dhe e kanë çuar në Prokurorinë e Volosit.

Ndërkohë janë marre në pyetje edhe dy vajzat e tij, të cilat do të vizitohen edhe nga mjeku ligjor, ndërsa konkluzionet e tij do t’i shtohen dosjes së akuzave të babait të tyre. Për shkak se çështja është ende në hetim, nuk jepet ende identiteti i shtetasit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2016, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori