Defektet në rrjet, ankohen pushuesit në Velipojë
Pëlqej
Për shkak të defekteve në transformatorë dhe në nënstacione, pushuesit në Velipojë vuajnë prej dy ditësh mungesën e energjisë elektrike.

Mësohet se gjatë mbrëmjes së të enjtes, energjia është ndërprerë për shkak të një problemi të rëndë në transformatorë, ku për pasojë gjysma e zonës së Velipojës ka mbetur pa energji.

Sakaq, pushuesit lajmëruan edhe për ndërprerjen e energjisë elektrike edhe gjatë së mërkurës, ku si pasojë e një defekti në nënstacionin e Bushatit, ka mbetur pa energji e gjithë zona. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori