Gjuzi sulmon Ramën pas përjashtimit nga Parlamenti: Ka qejf t’i hajë shamitë e meshkujve

Deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar pas vendimit të marrë për përjashtimin e tij 10 ditë nga Parlamenti.

Në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Gjuzi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Rama ka qejf t’i hajë shamitë e meshkujve. Unë nuk e di, ka qenë përkrahës i grupit LGBTI, për të cilin unë jam shprehur në doktrinën konservatore.

Dhe nëse ai vazhdon të jetë përkrahës, kur është një familjar i mirë, ka edhe një djalë tjetër. Unë i uroj Ramës jetë të gjatë në pensionin që do dalë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021”, deklaroi Gjuzi.


Shtuar 26.06.2020 13:13