Burri vret gruan me sende të forta në Berat, e detyroi të pijë fotoksinë
Pëlqej
Krimi ka goditur pa mëshirë një tjetër familje shqiptare, ku mbrëmjen e djeshme, burri ka vrarë gruan. Bëhet fjalë për një 45 vjeçar në Urën Vajgurore të Beratit, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij.

Tomor Zeqo, 45 vjeç, ka qëlluar me sende të forta gruan e tij 42-vjeçare, Mimoza, duke shkaktuar vdekjen e saj. Gjatë ekspertizës, viktimës i është gjetur edhe fotoksinë, e cila dyshohet se i është dhënë nga i shoqi.

Ngjarja e rëndë është mësuar sot, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë. Policia shton më tej se autori i krimit është një person me precedent penalë.

Tre vite më parë, ai kishte tentuar të vriste vëllain e tij, duke i vendosur tritol në banesën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori