Braçe: Berisha është hajdut ordiner, Bankat janë të sigurta
Pëlqej
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar lidhur me një temë të nxehtë, referuar Bankës së Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në postimin e tij të fundit ka shkruar se Bankat në Shqipëri janë të sigurta dhe për këtë, ish kryeministri Berisha, duhet të heshtë si hajdut që është.

Sipas tij, Bankat Shqiptare kanë probleme të tjera që nuk lidhen me sigurinë për qytetarët, por me kreditimet dhe transparenca në kontrata afatgjate.

Postimi i Braçes në Facebook:

Sali Berisha është keqbërësi më i madh në këtë vend!!
Alibia e tij në mbrojtje të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është kriminale.

Në këtë mënyrë nuk e mbron dot as guvernatorin, e as krimin në Bankën e Shqipërisë.

Çdo shqiptar duhet të dijë:
Bankat në Shqipëri janë të sigurta.
Bankat në Shqipëri kanë kapital të mjaftueshëm.
Bankat në Shqipëri janë me fitim dhe në tremujorin e parë, fitimi i tyre ka ardhur në rritje.
Bankat në Shqipëri kanë probleme të tjera, por që nuk lidhen në asnje rast me sigurinë për qytetarët.
Janë probleme të kreditimit të ngushte e të shtrenjtë, transparencës ne kontrata afatgjata, etj.
Kështu që Berisha duhet të heshtë, siç një hajdut ordiner që është", përfundon reagimi i Braçes. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori