Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Sukthit në Durrës.
Sipas policisë nga përplasja e një makine tip BMW me një furgon ka mbetur i vdekur drejtuesi i furgonit Marsel
Rrapi ndërsa
shoferi i makinës
Ilir Ajazi ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se ka nisur hetime për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2014,
ora 10:32