BMW-ja përplaset me furgonin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur (FOTO-LAJM)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Sukthit në Durrës.

Sipas policisë nga përplasja e një makine tip BMW me një furgon ka mbetur i vdekur drejtuesi i furgonit Marsel Rrapi ndërsa shoferi i makinës Ilir Ajazi ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ka nisur hetime për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2014, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori