Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kampionin e Evropës në boks
Nuri Seferi, të cilin e përgëzoi për profesionalizmin e lartë dhe aftësitë e tij të rralla në boks.
Kryeministri Berisha i tha Kampionit të Evropës në WBO
Nuri Seferi se nëse ai do kish një emër tjetër, prej fitoreve të shumta me nokaut do te quhej: Fitimtar!
Ndërsa
Seferi tha se motoja e tij në jetën sportive ishte të derdhte çdo pikë djerse për Atdheun, trojeve
shqiptare dhe se Flamuri dhe Hymni i Shqipërisë ishin frymëzuesit e tij në çdo ndeshje.
Kryeministri Berisha tha se të gjithë shqiptarët duhet ti kushtoheshin bashkimit mes tyre në Evropë dhe se qeveria
shqiptare do bënte gjithçka që kombi të bashkohej nën këtë moto.
Duke i dhuruar Kampionit të Europës në WBO
Nuri Seferi monedhën e argjendë të Bankës së Shqipërisë me shqiponjën dy krerëshe dhe Deklaratën e Pavarësisë
Kryeministri Sali Berisha i premtoi e tij mbështetjen e qeverisë për të boksuar në Tiranë për titullin Kampion Bote me pasaportë
shqiptare.
"Te dashur miq! Per mua takimi me boksierin e madh shqiptar
Nuri Seferi, kampion disa here ne peshen e tij ne Europe, ishte i veçante dhe mbreselenes. Ai ishte i çilter dhe shume njerezor ne bisede, ndonese kundershtaret e quajne “Nuriu i tmerrshem”. Une e quajta
Nuri fitimtari dhe nuk mund ta quaja ndryshe. Ne 33 ndeshje nderkombetare qe ka zhvilluar si boksier i Federates
Shqiptare te Boksit ka fituar 27 dhe ka humbur 6 nga to. 20 here kundershtari doli nga ringu me nokaut, ndersa vete ka rene vetem nje here.
Nuriu kishte vetem dy deshira; pasaporten
shqiptare me shqiponje qe i mungonte, te cilen donte ta vendoste edhe ne ring, aty afer flamurit kombetar dhe e dyta te zhvillonte nje ndeshje per titull kampion i botes ne Shqiperi. Ne rame dakort per te dyja. Le t’i urojme sebashku Nuriut fitimtar fitore te tjera te medha!" shkruan Berisha ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013,
ora 15:49