Bashkia e Tiranës propozon titullin “Mirënjohje e Tiranës” për Pandi Toçen
Pëlqej
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo ka zhvilluar sot një vizitë në shtëpinë e të ndjerit Pandi Toçe, i cili u nda nga jeta aksidentalisht duke shpëtuar jetën e një fëmije.

“Besoj se mesazhi i këtij qytetari të Tiranës në një kohë të ngarkuar me emocione është i qartë dhe i mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Vlerat njerëzore mbi të gjitha” tha Bozdo.

Po ashtu, Bozdo shprehet se “bashkë me të afërmit e fëmijës që u shpëtua, jo vetëm i shprehëm sot ngushëllimet më të ndjera familjes, duke vlerësuar këtë akt të pazakontë trimërie por edhe vetësakrifikimi, por i shpreha gjithashtu faktin që me porosi të veçantë të kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, Bashkia e Tiranës do i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen më të afërt të tij dhënien e titullit “Mirënjohje e Tiranës”.

“Ky akt, në rrethanat e sotme ka gjetur vlerësimin dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Bashkia e Tiranës do të japë këtë vlerësim të veçantë, në shenjë nderimi, mirënjohje për një vlerë qytetare të cilën duhet ta shohim gjithmonë e më shumë në qytetin tonë” pohon Bozdo./albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori