Arrestohen 2 turq në Rinas, dhunuan policët pasi nuk i lanë të kalojnë

Dy shtetas turq janë arrestuar në Aeroportin e Rinasit.

Ata kanë kundërshtuar me dhunë kontrollet e punonjësve të Policisë Kufitare.

Mësohet se H.Z, 35 vjeëç, dhe A.Ç, 29 vjeç, nuk plotësonin kushtet për të hyrë në territorin shqiptar.

Pasi u komunikua që ata nuk mund të kalonin, tentuan ta bënin një gjë të tillë me dhunë.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.


Shtuar 7.07.2020 18:01