Basha takon krerët e rinj të degëve: Ne do ta nxjerrim vendin nga kriza
Pëlqej
Mesditën e sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë një takimi të mbajtur me drejtuesit e rinj të PD-së në rrethe, në përfundim të procesit zgjedhor brenda PD, tha se gara ishte e ndershme.

“Konkurimi ishte me dinjitet e seriozitet të madh, duke sjellë secili kontributin e vyer, duke nderuar e duke i'u bindur votës se lirë. Punë të mbarë dhe suksese në drejtimin fisnik të degëve të PD-së.

Ju u zgjodhët me votë të lirë, në gara të hapura, të forta, të ndershme dhe luajale”, ka thënë Basha, gjatë fjalës së tij. Më tej, ai siguroi të gjithë demokratët që morën pjesë në zgjedhje, se kontributet dhe mbështetja e tyre do të respektohen.

“PD mbetet e hapur. Ne jemi një parti e madhe politike që është krijuar dhe jeton si një marrëveshje e gjallë zemrash dhe mendjesh të lira. Anëtarët janë aksionerë të barabartë të kësaj ndërmarrjeje politike", u shpreh Basha.

“Ne do ta nxjerrim vendin nga kriza, do të rikthejmë vlerat, demokracinë, pjesëmarrjen, përkushtimin, kulturën e shërbimit ndaj qytetarëve”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori