Basha: Rama-Meta, po i largohen çdo ditë votës së 23 Qershorit
Pëlqej
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka cilësuar dyshen Rama-Meta si “zullumqarët që po i largohen çdo vit, votës së 23 qershorit”.

“Shqiptarët po vetëdijësohen, se jo vetëm që nuk do i mbajnë premtimet këta dy zullumqarë, por gjithnjë e më shumë po i largohen e do i largohen përfaqësimit të votës së 23 qershorit, pse atë votë e kanë marrë edhe me ndihmën e krimit e të mafies, e cila sot kërkon haraçin.

Sot është në Parlament e ka guxim të kërcënojë edhe opozitën. Pse s’i kaluan ligjet të enjten?

Sepse disa prej tyre s’kishin kohë të ishin në Kuvend, se po hanin tortën në ditëlindjen e Frrokut. Torta u vonua. Cila ishte torta që u vonua?

Zhdukja e dëshmitarit nga drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve është një skenar rrënqethës, që të kujton mafien më të zezë”, tha Basha.

Kreu demokrat shtoi se "kësaj rruge që i jemi futur, do i dalim në krye vetëm duke konsoliduar votën e lirë".

“Në këtë mënyrë, do nisim një praktikë të re, të hapur e transparente, ku asnjë kontribut të mos nëpërkëmbet dhe askush të mos marrë më pak apo më shumë se ç’meriton”, deklaroi Basha. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori