Babai i taksistit të vrarë: Kur nuk ka drejtësi, gjaku lahet me gjak
Fiqiri Talelli nga fshati Pilul i Devollit, babai i taksistit të vrarë në 24 nëntor të vitit 2010 në një intervistë për Gazetën Shqiptare është shprehur se drejtësia e korruptuar po e kthen atë tek Kanuni i Lekë Dukagjinit.


"Kur nuk ka drejtësi, gjaku lahet me gjak. Drejtësia në Shqipëri po favorizon krimin dhe kriminelët. Kjo drejtësi e korruptuar po na detyron që të kthehemi tek Kanuni i Lekë Dukagjinit. Dy nga vrasësit e tim biri janë liruar nga Gjykata; po pres që të lirohen dhe të tjerët e pastaj do t'i vras. Nuk e dua më jetën, nuk mund të fal gjakun e tim biri" u shpreh dje 72-vjeçari. Ndersa nuk është hera e parë që plaku deklaron publikisht se do të bëjë vetëgjyqësi.

Afro tre muaj më parë, Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës dënoi me 41 vite burg katër nga të rinjtë e akuzuar për masa-krimin e taksistit Fredi Talelli. Bëhet fjalë për Elkjero Revanin, Arnest Xhaçkën, Domeniko Kumrinë dhe Kastriot Paplekën. Ndërsa liroi me kusht Amarildo Selmanin dhe Jurgen Zeqjan nën akuzën e fshehjes së krimit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Korçës kishte kërkuar dënimin me 144 vite burg në total për personat e përfshirë në vrasjen e babait të dy fëmijëve. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2012, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori