Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Arrestohet 34 vjeçari në Vlorë, akuzohet për "vjedhje me dhunë"
Pëlqej
Nën akuzën e "vjedhjes me dhunë", policia e Vlorës ka vënë në pranga një 34 vjeçar. I ndaluari është Leonard Nanxa, me banim në Tiranë, ndaj të cilit janë grumbulluar prova për tre "vjedhje me dhunë".

Sipas policisë, 34 vjeçari është autor i dyshuar i vjedhjes së një telefoni celular Samsung Galaxy të shtetasit me iniciale P.Ç., banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë; telefon Nokia N 70 shtetases J. M., banuese në lagjen “28 Nëntori”. Jo vetëm kaq, por është autori i vjedhjes së çantës se shtetases F. M., banuese në lagjen “Pavarësia”, në të cilën kishte një sasi prej 15 mijë lekësh të reja dhe sende të tjera personale.

Po të njëjtat burime shtojnë se Leonard Nanxa është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Vlorë, për të cilat janë duke u kryer veprime hetimore. Në ngarkim të tij, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori