Arrestohet 28 vjeçari, kapet me 30 doza heroinë
Pëlqej
Pas shumë kohësh që ishte nën vëzhgimin e policisë së Tiranës, mesditën e sotme është vënë në pranga një 28 vjeçar, pasi është kapur me heroinë.

Burime zyrtare nga policia shtojnë se kanë arrestuar shtetasin Sokol Hoxha, i cili shpërndante heroinë në zonën e Babrrusë.

Shpërndarësi i drogës ishte nën mbikqyrje nga policia prej disa javësh për aktivitetin e tij. I riu është kapur me 30 doza heroine, gati për ti shitur. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori