Aksident tragjik në Kroaci, humbin jetën tre pjesëtarë të një familje shqiptare (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tre anëtarë të një familje kanë ndërruar jetë, pas një aksidenti tragjik teksa ktheheshin në Shqipëri për pushime. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ku Erjon Isufi i cili po udhëtonte drejt Shqipërisë së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një kamion në Slano të Kroacisë.

Policia ka njoftuar se 37-vjeçari po udhëtonte drejt Dubrovnikut së bashku me bashkëshorten Meri 34 vjeç, vajzën e tij 14 vjeç Ramela, djalin Riçard 15 vjeç, si dhe djalin 9-vjeçar Klivi.

Erjon Isufi, vajza e tij 14-vjeçare dhe djali 15-vjeçar, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja dhe djali më i vogël 9 vjeç, janë plagosur dhe janë dërguar për mjekim në spital.

Bluzat e bardha raportojnë se 34-vjeçarja pas një operacioni në mushkëri ka rënë në koma, ndërsa djali 9 vjeç ka dhimbje në gjoks, por është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori