Një 52 vjeçar është drejtuar në rajonin e policisë në Korçë, për dhunë të
vazhdueshme psikologjike të shkaktuar nga bashkëshortja e tij 48 vjeçare me
inicialet M.M. Sipas policisë, burri në fjalë dhunohej psikologjikisht prej disa kohësh në mënyrë të
vazhdueshme nga bashkëshortja më e re në moshë.
Dje në ambientet e komisariatit të policisë është paraqitur 52 vjeçari me
inicialet F.M., i cili ka denoncuar për dhunë të
vazhdueshme psikologjike bashkëshorten 48 vjeçare.
Lidhur me këtë çështje është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të. Materialet hetimore i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014,
ora 09:21