Me rastin e 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, ministri i Mbrojtjes, znj. Mimi
Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të
Forcave të
Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo zhvilluan
homazhe dhe vendosën kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.
Pas përfundimit të ceremonisë, para monumentit “Nënë Shqipëri”, ministrja e Mbrojtjes
Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të
Forcave të
Armatosura, gjeneralmajor Bazo bënë
homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit ku prehet Dëshmori i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit, më 20 shkurt të vitit 2012.
Gjithashtu, ministja
Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo, kryen
homazhe pranë varrezave ku prehen trupat e pilotëve që kanë shërbyer në Forcat e
Armatosura dhe kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës.
Më pas, ata u takuan me familjarë dhe të afërm të dëshmorëve të
Forcave të
Armatosura, që kishin ardhur për të bërë
homazhe dhe përkujtuar të afërmit e tyre.
Shtuar më 05/05/2014,
ora 11:48