44 vjeçarja pi fostoksinë, reagojnë familjarët: I ngatërroi me ilaçet e depresionit
Pëlqej
Një 44 vjeçare po lufton me jetën pasi ka pirë fostoksinë, ku sipas familjarëve, i ka ngatëruar me ilaçet e depresionit.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndonëse fammiljarët kanë dëshmuar se 44 vjeçarja kishte ngatëruar ilacet, duke hedhur poshtë dyshimet se ajo tentoi të vriste veten.

L. Bushi, u gjet në gjendje të rëndë nga familjarët e saj dhe u transportua me urgjencë në spital. Bluzat e bardha kanë konstatuar se ajo ka konsumuar fostoksinë.

Kanë qënë familjarët e 44 vjeçares, të cilët kanë deklaruar para oficerëve të policisë se gruaja nuk ka tentuar t’i japë fund jetës, por ka ngatëruar ilaçet që kurohej me fostoksinën. /albeu.com/


Shtuar më 04/08/2014, ora 08:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori