E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Zyrtarisht: Njihuni me babain më të mirë në botë

Ai është cilësuar si babai më i mirë në botë.

Ky imazh interesant është bërë viral nëpër rrjetet sociale. Babai i një vogëlusheje është veshur si sirenë teksa shoqëron vajzën e tij në park.

Vogëlushja është veshur me një fustan të gjelbër, të stolisur dhe me bisht. Lart mban veshur një bust, ngjyrë violë dhe me shkëlqim. Ajo mban një Mickey Mouse pelushi në dorë dhe flokët e saj janë kapur me dy bishta anash.

Por pjesa më e bukur e kësaj skene është babai i vajzës, i cili ka veshur një bluzë sportive dhe një fustan me bisht, që i ngjan një sirene.

Dyshja ecën dorë për dore, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në park.

Fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale është parë më shumë se 1.5 milionë herë, vetëm në pak ditë.

Të shumta janë komplimentet ndaj aftësive prindërore të këtij babai fantastik.
Shtuar më 24/03/2019, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori