Zyrtarisht: Alban Dudushi lë Top Channel pas 20 vitesh
Alban Dudushi, pas muajsh aludimesh nëpër media, ka konfirmuar se nuk është më pjesë e Top Channel. Në një postim në Instagram, ai bëri me dije se është pjesë e Vizion Plus.

“Një dhuratë për ‘Spotlight’ nga tre diejt e mi, Kroi, Joelle dhe Bieta. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime. Premiera e 'Spotlight' sonte në Vizion Plus në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë.” – shkruan ai.

Vizion Plus, në një artikull për programin e ri, shkruan se “Spotlight” do të transmetohet të hënën, të mërkurën dhe të premten dhe do të përqëndrohet te çështjet më të rëndësishme të aktualitetit, politikës, kulturës dhe shoëbizit për të prezantuar të plotë panoramën e zhvillimeve në vend.

“Çështje që kanë të bëjnë me politikën, por e kapur nga një aspekt i cili është i ndryshëm nga debati dhe sherri. Ka gjëra që ka të bëjë me situatën ku jemi aktualisht me Covid-in, me ekonominë, që kanë të bëjnë me çdo problematikë e cila e prek shoqërinë, e sjell le të themi në një formë me konkrete, më qytetare dhe më të qartë.” – shprehet Dudushi.

Shtuar më 23/10/2020, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori