Zyrtare/Ja përse vdiq Prince
U hamendësua shumë në lidhje me vdekjen e Prince, por tashmë çdo gjë është konfirmuar se shkak është bërë një overdozë mjekimi për kancer.

Testet e toksikologjisë të ndërmarra për vdekjen e Prince, kanë zbuluar se artisti ka ndërruar jetë si pasojë e një overdoze aksidentale nga opioid fentanyl.

Fentanyl i cili jepet nga mjekët për trajtimin e kancerit, është përgjegjës për një rritje të vdekjeve nga overdozat në Shtetet e Bashkuara, duke qenë se prodhohet masivisht edhe në mënyra ilegale.

Ylli i muzikës Prince Rogers Nelson, u nda nga jeta më 21 prill në moshën 57-vjeçare, pasi u gjet pa ndjenja në ashensorin e shtëpisë së tij në Minesota. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori