Zyrtare, nga Narcos te Marina ky është programacioni i Tv Klan këtë sezon (VIDEO)
Sezoni i ri televiziv në “TV Klan” do të nisë me shumë surpriza!

Programacionet më interesante dhe serialet më të bujshme do të transmetohen duke nisur nga shtatori në televizionin “Klan”.

Në videon promo të sezonit të ri televiziv zbuluam shumë nga surprizat që na presin këtë vit në ekranin e “TV Klan”.

Ai që tërhoqi vëmendjen tonë ishte seriali i shumëndjekur në mbarë botën, “Narcos” për të vijuar me të tjerë seriale amerikane si “House of Cards” apo telenovelat turke me “Ironia e fatit” (në rol kryesor Kivanc Tatlitug) si dhe i famshmi “Ertugrul”.

Marina Vjollca do të vijë me një super risi këtë sezon të ri televiziv, me “Kalifornia Show”, pjesë e të cilit do të jetë edhe trupa e spektaklit të humorit “Duplex”.

Sigurisht që nuk do të mungojnë emisionet elitë, si “Opinion”, “Zonë e Lirë”, “Rudina”, “Aldo Morning Show” apo “Dance with me”.

Fundviti do të bëhet akoma më interesant me nisjen e festivalit “Kënga Magjike”.
Shtuar më 26/08/2019, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori