Dosjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë, ambasada e SHBA: Duhet bërë më shumë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një postim në Facebook në lidhje me gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.

Sipas ambasadës edhe pse numri u gjyqtarëve në Shqipëri është rritur, ka ende shumë punë për tu bërë.

Ambasada bën me dije SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura.

Reagimi i plotë

Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende Sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara.

Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura.

Që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë iu ka dhënë zgjidhje 5,200 prej tyre.

Më shumë duhet bërë.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura.

Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë./albeu.com/