"Zorraxhinj s’dua në shtëpi", Sabiani vë në siklet të bijën

Modelja dhe tashmë edhe këngëtarja, Keisi Medini ka qwnw e ftuar në “Xing me Ermalin”, së bashku me të atin, këngëtarin e mirënjohur Sabiani, Seldin dhe Marselin.

Gjatë emisionit, Ermali e pyeti Keisin nëse ka ndonjë një njeri në jetën e saj dhe përgjigja e bjondes bukuroshe ishte: “Babin kam”.

“E ka vetë në dorë. Babi nuk e kushtëzon për asgjë. Vetëm zorraxhinj s’dua në shtëpi”, tha Sabiani duke shkaktuar të qeshura.

Kujtojmë që Keisi është përfolur për një lidhje me Seldin për shkak se dyshja u panë shpesh bashkë, por thashethemet u hodhën poshtë nga të dy.
Shtuar më 24/02/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori