Zonja e Parë thyen protokollin për të bërë një dhuratë të sikletshme
Pëlqej
Ish Zonja e Parë e USA, Michelle Obama për të cilën të gjithë kanë shumë simpati, ka qenë e ftuar në emisionin “The Ellen Show” dhe ka folur për një situatë shumë të sikletshme.

Kur Donald dhe Melania Trump shkuan për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, kjo e fundit i ka dhënë Michelle një dhuratë që e ka vënë në siklet.

Ajo supozohej të ishte një vizitë shtetërore për këtë arsye ka shumë protokoll. Ish Zonja e Parë ka treguar me shumë humor se Melania as që donte t’ja dinte për rregullat.

Në një vizitë të tillë është e parashikuar çdo lëvizje, si të qëndrosh, si të flasësh ndërkohë që dhuratat apo shëkmbime të çdo lloji nuk tolerohen.

Në këtë kuti të paketuar bukur ishte një kornizë fotosh të cilën Michelle e kishte hapur pas një viti. “Shumë zhurmë për asgj딖 u shpreh ajo për Ellen De Generes.
Shtuar më 01/02/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori