Qeveria britanike vendos shumën e majme për përballimin e pandemisë

Qeveria Britanike do të vendosë 13.4 miliardë funte ndaj Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në përgjigjen ndaj krizës së koronavirusit, tha sekretari i shëndetësisë.

Duke folur në konferencën e përditshme të Downing Street, Z. Hancock tha: “Ky hap historik jo vetëm që do ta vendosë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në një pozitë më të fortë që të jetë në gjendje t’i përgjigjet kësaj pandemie globale të koronavirusit, por do të sigurojë që ka themele më të forta edhe për të ardhmen. “


Shtuar 2.04.2020 17:08